Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vrasja e Albert Krasniqit në Prishtinë, gjithçka rreth rastit të mbrëmshëm

Kryeqyteti mbrëmë është tronditur nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku ka mbetur i vrarë Albert Krasniqi.

Krasniqi i cili ishte biznesmen i njohur në Prishtinë, dyshohet se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa kanë konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, kishte thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes, ditën e mërkurë, kishte dalë edhe Prokuroria e Prishtinës, dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika, ku pas disa orëve hetime, trupi i viktimës ku largua nga vendi i ngjarjes dhe u dërgua në Institut.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘Vrasje e rendë’. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Për vrasjen e Albert Krasniqit kanë reaguar edhe shumë artistë, kjo pasi që Krasniqi kohë më parë ishte anëtari i labelit, Babastars.

Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun edhe për martesën e tij me ish-miss Kosova, Besa Gashi, martesë kjo e cila raportohet të ketë përfunduar para disa ditësh. Krasniqi dhe Gashi nga martesa e tyre kanë një vajzë.

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...