Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lauretë Ulaj, për Gazetën Express ka thënë se është ndaluar i dyshuari për vrasjen e Albert Krasniqit.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim.
“E nderuar, lidhur me rastin ne fjale ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë”. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim.
Ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.