Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Klinës, ku dy persona u qëlluan për vdekje.
Fillimisht njëri person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër rrugës duke e dërguar për trajtim mjekësor.
Ai ka bërë të ditur se policia u njoftua rreth orës 17:15 të së mërkurës për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.
“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”, tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.
“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët”, tha Shala.
Ai tutje tregoi se bëhet fjalë për 4-5 gjuajtje me armë zjarri.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
Ajo shtoi se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“I dyshuari, edhe ai i moshës së re, është arrestuar falë punës së shpejtë të policisë”, përfundoi prokurorja.