Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Rama komenton ngjarjen e rëndë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan ku ndërroi jetën Pjerin Xhuvani duke thënë se treguan se kanë një grup të armatosur.

Në fjalën e tij nga fushata përmbyllëse në Tiranë, Rama tha se kushdo duhet t’i vërë gishtin kokës për të bërë diferencën mes atyre dhe PS.

Edi Rama: Pas gjithë asaj që ndodhi dje në Elbasan, jam më shumë se kurrë krenarë për ju. Ata bëjnë çmos që t’ju lëndojnë, që t’ju dekurajojnë, madje që t’ju poshtërojnë dhe ka Zot sepse ata që i bënë të gjitha ato kundër jush dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur se ashtu s’dalin dot.

Por dolën zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit të tyre kur pa pasur asnjë pikë turpi pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër tu thonë shqiptarëve se ata e kanë një grup të armatosur, të shpërndarë kudo, ata e kanë dhe unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre mes nesh dhe të gjithë atyre duhet t’i vërë gishtin kokës fort për fëmijët e tij.

Të lësh pas edhe viktima do të thotë që janë njerëz vetëm kur janë brenda autokolonës tënde dhe jashtë saj nuk kanë më vlerë. Ky episod kaq tragjik duhet të bëjë shqiptarët që të zgjohen e të kujtojnë se cfarë i kanë bërë Shqipërisë prej 30 vjetësh./TCH

Postime të ngjashme

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

Boiken Abazi kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë qarkun e Tiranës

N E

Mbi 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani në Shqipëri

N E

Misioni Amerikan në OSBE: Zgjedhjet e 25 prillit të mirëorganizuara dhe në mënyrë transparente

N E

Shqipëria në 24 orët e fundit regjistron 67 raste të reja me Kovid-19

N E

Komisioni Evropian: Shqipëria mund të nisë bisedimet me BE-në edhe pa Maqedoninë e Veriut

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...