Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vrasja me thikë në zemër në Durrës, si nisi sherri mes dy shoferëve nga Kukësi

Ngjarja e rëndë e cila ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku 34-vjeçari Idajet Dulla mbeti i vdekur si pasojë e një goditjeje me thikë në zemër.

Krimi ndodhi pas nje konflikti mes viktimes dhe autorit per bllokimin e rruges.

I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e qytetit bregdetar por pa mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plepave në afërsi të shinave të trenit.

I ndjeri Idajet Dulla, i kishte bllokuar rrugën shoferit të autobusit të një kompanie fasonërie, me automjetin e punës, nje furgon transporti.

Bllokimi i rrugës është bërë shkak për ndezjen e konfliktit, i cili më pas agravoi në përdorimin e thikës nga ana e Arbër Kotit. Të dy personat e përfshirë në konflikt janë me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës.

Viktima punonte në një pikë për shpërndarjen e bombulave të gazit, ndersa mesohet se ishte i ndjeri i cili e ka qëlluar me grusht shoferin e autobusit dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluart drejt 34-vjeçarit.

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...