Agjencia Zhurnal.mk

Vrasja në Bathore/ Frikë nga një hakmarrje e mundshme, policë të armatosur ruajnë banesën

TIRANË- Prej ditës së djeshme policia e shtetit vijon të mbajë nën monitorim vendin e ngjarjes në Bathore, ku Agron Tanushi  vrau me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Para banesës ku ndodhi krimi brenda familjes, policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, me qëllim që të shmanget ndonjë tragjedi tjetër për çështje hakmarrjeje. Top Channel ka siguruar edhe pamjet e policisë, ku banesa ku ndodhi vrasja ruhet nga dy efektivë të armatosur.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërm të viktimës të cilët kanë qenë të irrituar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”,  ku pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...