Vrasja në Pogradec, zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja Egli Progën, por t’i fusja një shpullë pasi më shau

nga D V

Përballë dyshimeve të ngritura për gjobë vënie ndaj 42-vjecarit Egli Proga, autori i vrasjes Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau”, tha Meçe.

“Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”, ka deklaruar Denis Meçe.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More