Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur të mërkurën në Pozheran të Vitisë. Viktima janë katër anëtarë të së njëjtës familje. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Pas orës 18;00, të së mërkurës, është raportuar për vrasje, ende nuk dihen motivet, por dyshohet se janë anëtar të një familjeje”, tha Hashani.