Agjencia Zhurnal.mk

Vrasje në fshatin Jançishtë të Tetovës

Shkup, 10 maj – Një person shtetas i Holandës ka mbetur i vrarë para pak çastesh në fshatin Jançishtë të Jegunocit, si pasojë e një zënke paraprake mes tij dhe të punësuarit në firmën për kultivimin e pishave në të njëjtin fshat që është pronë e holandezit. Rasti në polici është lajmëruar nga personi i punësuar në këtë firmë, i cili gjatë arritjes tek firma ka parë shtetasin holandez pa shenja jete. Ekipe të mjekësisë urgjente kanë arritur në vendin e ngjarjes në orën 13:05 minuta por vetëm se kanë konstatuar vdekjen e personit në fjalë.

Ekipe të Sektorit të Punëve të brendshme dhe prokurorisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.

Sipas informatave të para, të pakonfirmuara zyrtarisht, pronari i firmës për kultivimin e pishave, shtetas i Holandës, ka humbur jetën nga goditjet e marra.

Gjithnjë sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, SPB Tetovë, ka zbuluar autorin e vrasjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...