Vrasje në tentativë në Prizren – arrestohet një i dyshuar

nga D. V.

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urgjencë i është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor”, thuhet në njoftim e policisë.
Në vendi e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.

Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More