Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Vrau 27-vjeçarin para të gjithë shokëve, vetëdorëzohet në polici Marius Dema dhe një nga të kërkuarit

Marius Dema, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në Tiranë është vetëdorëzuar në polici.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas negociatave me avokatët dhe familjarët, është vetëdorëzuar Marius Dema dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.  Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Personat e tjerë të shpallur në kërkim për veprën penale moskallëzim krimi janë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi.

Bëhet e ditur se një prej personave të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është edhe i dashuri i Babe G, Blerim Hoti, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

I gjendet një armë zjarri, arrestohet një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, tek shkupjani zbulohen mbi 17.000 euro të padeklaruara

Dafina Vidishiqi

Sanksionohen 106 shoferë në Saraj

Zekirija Haxhiu

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

Dafina Vidishiqi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...