Vrau ganezen dhe veten/ Flet kushëriri i 26 vjeçarit që transportoi çiftin nga aeroporti në Tiranë

Udhëtimi i së shtunës nga Franca në Shqipëri i ganezes 31-vjeçare për të takuar të dashurin shqiptar ka rezultuar fatal, duke sjellë një krim të dyfishtë në Tiranë.

 

I riu nga Dibra, 26- vjeçari Klinton Pira, familja e të cilit prej kohësh jetonte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, gjatë 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli. Çifti shqiptaro-ganez kishte nisur historinë e dashurisë nga një njohje në internet.

I riu ishte deportuar në Tiranë, ndërsa 31- vjeçarja Jawsackie Jaboah vendosi të udhëtojë në Shqipëri, për të sqaruar konfliktet e vazhdueshme.

Kushëriri i 26- vjeçarit ka deklaruar në Polici se kur çifti ka qenë në makinën e tij nga Aeroporti i Rinasit deri në Tiranë dhe gjatë kohës që po udhëtonin bashkë nuk kanë debatuar në asnjë moment, përkundrazi, kanë qenë shumë të afërt e të dashur me njëri-tjetrin.

Related posts

Dëshmitari shqiptar tregon momentin kur nxori në breg trupin e 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri

D V

LAMM: Në ndërprerje komunikacioni në aksin Veles – Gradsko për shkak të një aksidenti

D V

Policia ndalon 70 shoferë të dehur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More