Kronika Shqipëri

Vrau hasmin e Çapjas dhe të atin, Olsi Leku i dyshuar dhe për një tjetër vrasje në Elbasan

Olsi Leku i arrestuar në Athinë për shkak të kërkesës së Interpol Tiranës, pasi është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqirit në gusht të 2012, dyshohet të jetë edhe autori i ekzekutimit të vëllait të ish Agjentit të Policisë Roland Rexhepi,biznesmenit dhe presidentit të një firme private rojesh,të ekzekutuarit Ilir Rexhepi vrasje e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit buzë një lokalit që viktima Ilir Rexhepi sapo e kishte lënë.

Siç mëson ekskluzivisht Abc News, Olsi Leku dyshohet të jetë autori i këtij ekzekutimi nisur nga karakteristikat që disponon policia e Elbasanit nga Kqyerja e Kamerave të sigurisë në atë zonë.

Siç mësohet në datë 30 Dhjetor 2011, Ilir Rexhepi sapo është ngjitur në mjetit tip Benz me ngjyrë gri në afërsi të derës së parme të pasagjerit i është afruar një person i cili e ka qëlluar atë me gati 11 plumba nga një armë e modifikuar,Rexhepi edhe pse është përshkuar disa herë nga plumbat ka mundur të nxjerrë nga kroskoti i makinës një armë tip pistoletë me të cilën ka mundur të qëlloj vetëm një herë ndaj ekzekutorit i cili ka mundur të largohet edhe pse i plagosur.

Burime për Abc News bëjnë me dije se autori ka mundur të ecë disa metra derisa është futur në rrugicën ku ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare Thoma Kalefi.

Policia pas ngjarjes mundi të mbledhë prova mes të cilave  një kampion gjaku i cili gjatë krahasimeve që i është bërë kësaj mostre gjaku nuk është përputhur me atë të viktimës,ç’ka ka lënë të nënkuptohet se i përket autorit që  i ka marrë jetën Ilir Rexhepit.

Pas ngjarjes Policia në atë kohë ndaloj për disa ditë shtetasin Bledar Muça, por pasi ju mor mostra e gjakut këtij shtetasi rezultoi se nuk kishte përputhshmëri nëpërmjet analizës së ADN-së.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit pritet që pas ekstradimit të Olsi Lekës në Shqipërisë nga Greqia ti  marrë këtij të fundit analizën e gjakut për ta krahasuar atë me gjurmën e gjakut që policia në vitin 2001 gjeti në vendin ku u ekzekutua Ilir Rexhepi,sipas të dhënave ka dyshime të forta që implikojnë Olsi Lekun i shpallur në kërkim ndërkombëtar në datë 12 Qershor të 2020 për ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit të ekzekutuar në banesën e tyre.

Do të jetë analiza e AND-së e cila pritet ti merret Olsi Lekut e cila më pas do të krahasohet me gjurmët e gjakut që u gjendën pas ekzekutimit të Ilir Rexhepit,e cila do të konfirmoj nëse Olsi Leku është edhe ekzekutori I Ilir Rexhepit apo jo./abcnews

Related posts

Lëvizje në kampin opozitar, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

admin

VIDEO/ Basha: Ndërkohë shqiptarët luftojnë për jetën, prioritet i qeverisë janë tenderat sekret

admin

19-vjeçari nga Gostivari humbi kontrollin dhe doli nga rruga

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...