Agjencia Zhurnal.mk

Vrau investitorin holandez, 30 ditë paraburgim për punëtorin

Tetovë, 11 maj – 30 ditë paraburgim ka fituar S.R (49) nga fshati Jançishtë i Tetovës i dyshuar që vrau holandezin Jos.M (59) pronar i punishtes Europlanst në fshatin Prelubishtë, informojnë nga SPB Tetovë.

Pas ngjarjes së djeshme, S.R i punësuar në punishte është arrestuar dhe pas hetimeve paraprake SPB ka dorëzuar në prokurori raportin për vepër penale vrasje.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes dhe bisedës me të punësuar, deri tek vrasja ka ardhur si pasojë e konfliktit verbal fillimisht e më pas i punësuari ka sulmuar me gurrë punëdhënësin.

Shtetasi holandez para dhjetë viteve kishte ardhur si koncensioner në pronën e agrokombinatit Borec ku ka nisur edhe punën me punishten Europlants në një hapësirë prej 375m2 ku kultivohen drunjë dekorues dhe që shiten në mbarë botën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...