Shqipëri

Vrau me thikë 33 vjeçarin në Durrës, arrestohet i riu

Zhurnal Ads

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Kote, i cili ditën e djeshme vrau me thikë një 33-vjeçar, Idajet Dulla.

26-vjeçari goditi për vdekje Idajet Dullën pas një konflikti të çastit për motive të dobëta i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Njoftimi i policisë

Durrës-Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Postime të ngjashme

LUFTËTARËT E LIRISË TË PAFAJSHËM. AKUZAT NDAJ UÇK TË PAVËRTETA DHE TË PRODHUARA NGA SERBIA DHE RUSIA

R ZH

Flet naftëtarja që tentoi të vetëflijohej: I provuam të gjitha

T E

Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën më të lartë: Asgjesimi i armikut të brendshem, akti i lartë patriotik

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...