Vrau një kafshë të egër në Rahovec, arrestohet një person

nga D V

Një person është arrestuar pasi kishte vrarë një kafshë të egër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25.02.2025 në Rahovec.

Tutje thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

“Më 27.02.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte vrarë një kafshë të egër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie që dyshohet se ishte përdorur në rast e cila ishte me leje në emër të prindit të të dyshuarit”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More