Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vrau pacientët me insulinë, infermieri në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Një punëtor i kujdesit shëndetësor në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e tre pacientëve me insulinë.

Sipas BBC, , prokurorët i thanë gjykatës në Mynih se ata dyshuan që i dënuari Grzegord W. kishte vrarë më shumë pacientë. Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për vrasje në tentativë.

Mjekët filluan të dyshonin në të, kur e patën vërejtur një shenjë të gjilpërës tek një pacient 87-vjeçar, i cili sapo kishte vdekur. Ndërkohë, 38-vjeçari me prejardhje nga Polonia, thuhet se nuk pranoi të dëshmonte në gjykatë, por u kërkoi falje familjarëve të viktimave.

“Ajo çfarë kamë bërë ishte brutale, dhe do të mbetet brutale”, tha ai në gjyq. Polaku u akuzua fillimisht për gjashtë vrasje, mirëpo u shpall fajtor vetëm për tre.

Gjykatësi tha se pacientët dhe anëtarët e familjes kishin ngritur shqetësime në lidhje me infermieren edhe para arrestimit të tij.

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...