Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vrau presidentin rajonal, burgim të përjetshëm neonazistit!

Vrasësi i Walter Lübckes, president rajonal në Hesse të Gjermanisë në vitin në 2019, është dënuar me burgim të përjetshëm. Procesi ndaj neonazistit Stephan E. ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e autoriteteve gjermane për të ndjekur ekstremistët.

Por në fund, ai u shpall fajtor e me këtë, përfundoi procesi i parë gjyqësor i Gjermanisë për një vrasje politike që nga vitet 1970. Gjykatësi Thomas Sagebiel gjithashtu pranoi “rrethanat rënduese” të fajit të Stephan E., gjë e cila do të zgjasë kohën që neonazisti duhet të kalojë në burg para se të konsiderohet i lirë. Për një dënim të përjetshëm në Gjermani, minimumi është 15 vjet, por në rrethana të tilla si ato të 47 vjecarit nuk ka gjasa të diskutohet për tu liruar me kusht për të paktën 22 vjet.

Duke shprehur simpati me familjen e Lübckes, e cila ishte e pranishëm në proces si bashkë paditëse, gjykatësi tha se ai e pranoi se procesi gjyqësor kishte qenë “i vështirë dhe i dhimbshëm” për ta. Por shtoi,se”kjo nuk ndryshoi asgjë në lidhje me detyrën tonë, e cila ishte gjithashtu e vështirë.”

Lübcke ishte kthyer ne nje figurë te urryer për ekstremin e djathtë, pas një fjalimi që mbajti në vitin 2015, ku mbrojti vendimin për të pranuar refugjatë nga lufta në Siri. Familjarët e tij u ankuan se ai kishte mbetur i pambrojtur nga shërbimet e fshehta gjermane. Politikani u vra përpara hyrjës së shtëpisë së tij qershorin e vitit 2019.

Postime të ngjashme

Kina reagon për akuzat e ShBA-së  mbi gjurmimin e virusit

Z H

Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

D V

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

D V

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Z H

Tsikhanouskaya: E di se mund të zhdukem çdo moment

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...