Agjencia Zhurnal.mk

Vriten 7 e plagosen mbi 15 persona

Së paku shtatë persona kanë vdekur dhe së paku 15 të tjerë janë lënduar në sulmet ajrore të sotme mbi një fabrikë për produkte konditore në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se në mesin e viktimave janë edhe pesë shtetas të huaj.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se sulmi ka ndodhur në lagjen Vadi al-Rabie, në pjesën jugore të qytetit, transmetuan mediat amerikane.

Nga muaji prill i këtij viti, Tripoli është qendër e përplasjeve në mes  Partisë Popullore të vetëshpallur të Libisë dhe shumicën e milicive të lidhur me qeverinë e dobët por ndërkombëtarisht të pranuar, e cila e kontrollon kryeqendrën.

Përplasjet nëpër rrugë u ndërprenë javëve të kaluara, por të dyja anët kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme me predha të vogla në hyrjet jugore të qytetit.

Në luftërat deri më tani kanë vdekur qindra persona ndërsa mijëra janë shpërngulur. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...