Vritet kosovari 20 vjeçar në Zvicër, pas një zënke në një pompë të derivateve

Në një mosmarrëveshje në një pikë karburanti në zonën Schäracher, Kantoni i i Lucernit, një 20-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra. Të paktën gjashtë persona janë dërguar në kujdesin spitalor, disa janë të plagosur rëndë. Policia ka arrestuar disa persona, shkruan Luzernerzeitung.c h.

Të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:15, disa persona kanë sulmuar njëri -tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee, transmeton albinfo.ch. Një 20-vjeçar kosovar ka humbur jetën në konfrontimin e dhunshëm, pas plagëve që ka marrë, ka njoftuar të dielën policia e Lucernit.

Sipas gjetjeve fillestare, gjatë zënkës janë përdorur objekte të ndryshme. I pyetur nga gazeta, Christian Bertschi, shef për komunikim në policinë e Lucernit, nuk mund të thoshte nëse janë përdorur thikat si armë, transmeton Telegrafi

Arsyeja që solli te mosmarrëveshja është subjekt i hetimit të policisë. Sipas policisë, më shumë se një duzinë të rinjsh të përfshirë në konflikt janë njerëz nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Policia ka arrestuar disa persona mbrëmjen e së dielës.

Rrjedha e saktë e krimit është e ende paqartë. Prandaj policia e Lucernit po kërkon dëshmitarë. Njerëzve që kanë bërë vëzhgime në lidhje me konfliktin u kërkohet të raportojnë në policinë e Lucernit në 041 248 81 17.

Related posts

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për trafikim me njerëz

D V

Plagosja e dyfishtë në Tiranë – arrestohen autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

D V

Një person i vdekur u gjet në ndërtesën e Teatrit turk

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More