Vritet një polic nga partnerja e tij 17 vite më e re

Veles, 29 shtator – Një polic i moshës 40 vjeçare mbrëmë është vrarë në një shtëpi familajre në Veles, ndërsa e dyshuar ngelet partnerja e tij, përcjellë Zhurnal.

 

Sipas informatave nga policia, mëngjesin e sotëm në ora 05 është arrestuar 23 vjeçarja nga Velesi, e dyshuar për vrasjen e burrit të saj të pakurorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:20 pas mesnate në rrugën “Maksim Gorki” në Veles ndërsa vajza 23 vjeçare me një mjet të rëndë e ka therrë policin. Ndihma e shpejtë vetëm e ka konfirmuar vdekjen.

Është kryer inspektim në vendngjarje dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër vajzës do të ngritet padi adekuate penale./zhurnal.mk

Related posts

Arrestohet një grua 21 vjeçare për sulm ndaj vjehrrës

D V

Gjendet i vdekur një person në Kamenicë

D V

Kosovë/ Arrestohen drejtorët e Urbanizmit në Pejë, Deçan dhe Istog

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More