Një shqiptar 41-vjeçar ka vdekur derisa po mundohej ta ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e një ndërtese në Brooklyn, e më pas u sulmua nga i dyshuari.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.
Policia u njoftua për sulmin në ndërtesë, e ku e gjetën burrin me plagë në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Viktima Burim Havolli me origjinë nga Kosova u identifikua nga familja, raportoi NBC. Ai vdiq në spital si pasojë e plagëve.
Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.
Derisa për vdekjen e Havollit kanë njoftuar edhe familjarët e tij në rrjetet sociale. Ata kanë njoftuar se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë.
