Protesta të dhunshme kanë nisur sërish në SHBA, kjo pasi një policë ka vrarë afro-amerikanin.
Sipas mediave të huaja polici i cili ka vrarë personin me ngjyrë ka thënë se ai ishte i armatosur me thikë.
Mësohet se i vdekur ka mbetur Walter Wallace, sakaq në vend kanë shpërthyer protesta të dhunshme ku si pasojë katër policë janë plagosur.
Mësohet se 27-vjeçari që mbeti i vrarë, u ishte afruar dy policëve të cilët i drejtuan armët pasi e paralajmëruan atë të hidhte nga dora thikën.
Më pas policët qëllojnë disa herë duke e lënë të vdekur të riun.
Është e dyta herë që populli amerikan ngrihet në këmbë kundër racizmit pasi disa muaj më parë vendi u përfshi nga protesta masive duke qenë se një polic vrau në mënyrë barbare afrikano-amerikanin 46-vjeçar George Floyd.