Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vuçiç merr vaksinën: Faleminderit vëllezërve tanë kinezë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit.

Ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

“Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.

Vuçiq ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës.

Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.

Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi./REL/

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...