Kosovë

Vuçiç tregon pse u hutua kur Trump njoftoi vendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem

Zhurnal Ads

Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç u takuan të premten në “Shtëpinë e Bardhë” për të negociuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SH.B.A. me qëllim normalizimin e lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga shumica e vendeve perëndimore, por jo Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë spekulimet e mediave, siç i quajti ai, se ai ishte “i painformuar” për marrëveshjen që nënshkroi në Zyrën Ovale, ku përfshihej një dispozitë mbi transferimin e ambasadës së vendit të tij, në Jeruzalem në korrik 2021.

“Kam dëgjuar kaq shumë për këtë. Shumë thonë: “Shikoni reagimin e Vuçiç – ai nuk e ka lexuar marrëveshjen”. A e dinë këta njerëz që para kësaj, kam kaluar një ditë e një natë të tërë, duke kontrolluar çdo fjalë të vetme 500 herë?” u shpreh Vuçiç në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai shtoi më tej se: “Të gjithë ata që ishin aty, të gjithë bashkë, nuk dinin aq shumë sa unë për marrëveshjen e parë, dhe të dytë me  ndryshimet e tyre”.

Vuçiç tha se ai thjesht kontrolloi dhe konfirmoi përsëri atë që shkruhej, në mënyrë që të mos nënshkruante një marrëveshje tjetër (shqiptare), dhe u sigurua që dokumenti nuk ishte zëvendësuar me diçka tjetër kur e nënshkroi.

Spekulime të shumta qarkulluan në media mbi Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç, i cili duket i hutuar, kur Presidenti i SHBA Donald Trump njofton në Zyrën Ovale se vendi i tij u zotua për hapjen e një ambasade në Jeruzalem vitin që vjen.

Pamjet e ceremonisë së nënshkrimit treguan Trump teksa njoftonte se transferimi i ambasadës do të bëhej në korrik, duke bërë që Vuçiç, i ulur në të djathtë të POTUS, të rishihte marrëveshjen që sapo kishte nënshkruar, dhe më pas të hidhte një vështrim në të djathtë të tij, ku ndodhej delegacioni shoqërues.

Të shumtë ishin ata që menduan se Vuçiç nuk kishte dijeni të asaj çfarë sapo kishte nënshkruar.

Nënshkrimi erdhi si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SH.B.A. për të vendosur lidhje të plota ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës, kjo e fundit sipas kësaj marrëveshje, do të njohë Izraelin dhe pretendimet e tij territoriale.

Postime të ngjashme

Ndër 18 më të kërkuarit në Europë për pornografi me fëmijët, një shqiptar nga Kosova

admin

Ekonomia e Kosovës gjatë këtij vitit pritet të tkurret me rreth 6.7 për qind

S.B.

Dhunohet një vajzë e mitur në Drenas

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...