Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vuciq flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut

Vuçiq i butë për njohjen e Kosovës nga Izraeli, tregon çfarë do t’i thotë nesër Netanyahut.

Vuçiq nesër do të flas në telefon me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahun. Ndryshe nga ajo se çfarë kanë shkruar mediat se Serbia do të rezistojë për njohjen e Kosovës nga shteti hebre, Vuçiq ka thënë se Netanyahut do t’i thotë vetëm që nuk është i lumtur me njohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë në një intervistë për mediet serbe se kishte kërkuar që njohja me Izraelin të mos jetë në marrëveshje dhe ka shtuar se ka qenë i “guximshëm” duke thënë “jo” në vendin më të vështirë në botë.

“Ata erdhën me një propozim, ti e merr njohjen dhe çështjet e politikës së jashtme. Nëse do të pranonim të njohim Izraelin dhe Prishtinën, por unë refuzova. Ajo nuk mund të jetë në marrëveshjen tonë”, tha Vuciq.

“Do i them Netanyahut nesër, nuk jemi të gëzuar as unë dhe askush në Serbi”, shtoi ai në një intervistë për RTS.

Sipas tij, 18 vende kanë tërhequr njohjet, ndërsa tetë vende kanë njohur Kosovën gjatë kohës që ai ka qeverisur me Serbinë.

Postime të ngjashme

Hoti për Osmanin: Jam i bindur se të ardhme në politikë nuk ka

T E

Vushtrriasi arrestohet pasi kërcënon gjyqtarin përmes Facebook-ut

S.B.

Policia i vë kushte Qeverisë: Paga shtesë ose dalim në protestë

S.B.

Ekaterina Trendafilova riemërohet kryetare e dhomave të specializuara të Kosovës

S.B.

KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit

T E

Osmani thotë se me LDK-në ka përfunduar gjithçka

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...