Agjencia Zhurnal.mk

Vuçiq-Grenel: Marrëveshja nuk është letër, por vende të reja pune dhe investime, është hapur zyrë e DFC në Beograd

Me hapjen e sotme të zyrës të korporatës ndërkombëtare financiare për zhvillimin e SHBA-së (DFC) në Beograd, SHBA-ja dhe Serbia në mënyrë simbolike dërguan porosi se janë të përkushtuar në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar për normalizim ekonomik të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, deklaruan pas takimit të sotëm delegacionet amerikane dhe serbe, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Riçard Grenel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, takimi, në të cilin morën pjesë përfaqësues të gjashtë agjencive qeveritare të SHBA, Adam Borel dhe përfaqësues të qeverisë serbe me kryeministren Ana Bërnabiq ishte temë kryesore implementimi i marrëveshjes ekonomike në pikëpamje të projekteve konkrete në infrastrukturë, energjetikë dhe nismën e ashtuquajtur “mini Shengen”.

Grenel në konferencën për media deklaroi se amerikanë janë popull që presin me padurim dhe se edhe administrata e Trampit në të njëjtën mënyrë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq е falënderoi Donald Trampin dhe potencoi se deri më tani asnjë delegacion kaq i madh amerikan nuk ka ardhur në Serbi për të qenë i pranishëm në rajon.

Drejtor i parë i DFC në Beograd është amerikani me origjinë serbe Xhon Jovanoviq.

Delegacioni qeveritar amerikan në dy ditët e ardhshme në Beograd do të realizojë më shumë takime me ministritë serbe, odat ekonomike dhe biznesmenët me qëllim që të implementohet marrëveshja e Uashingtonit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...