Agjencia Zhurnal.mk

Vuçiq: Kemi luftuar që për Kosovë të mos fluturojë “Air Serbia”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia ka kërkuar që në linjën ajrore Kosovë-Serbi të mos fluturojë Air Serbia, por që të jetë një kompani tjetër ajrore dhe që fluturimi të kryhet me ndërmjetësimin e KFOR-it.

Vuçiq theksoi se publiku vendas mund të shihte “paditurinë e madhe” të opozitës, që sipas tij pyeste pse Air Serbia nuk po fluturonte.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për rikthimin e linjës ajrore mes të dyja vendeve pas 21 vjetësh, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja u firmos nga Eset Berisha, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë në ambasadën amerikane në Berlin, në praninë e emisarit të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell si dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...