Vuçiq: Kurti nuk po e kupton se nuk jemi në pozitë të mirë, duhet të arrijmë një kompromis

Aleksandar Vuçiq duke u bazuar në deklaratat e kryeministri i Kosovës thotë se ai nuk e kupton plotësisht realitetin.

 

Presidenti i Serbisë tha se kryeministri kosovar mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet në Kosovë gjersa përsëriti se është e rëndësishme të bisedohet, por që ata nuk duan një kompromis me Kosovën.

Kur u pyet rreth deklaratës së kreut të qeverisë kosovare për gazetën franceze, “Le Monde” se Serbia ende po e konsideron Kosovën si territor të vetin, Vuçiq tha se Kurti nuk e kupton realitetin, raporton b92.

“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam duke thënë se gjërat nuk janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se nuk e kupton se gjërat nuk janë mirë edhe për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të arritur një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur fitoi zgjedhjet”, tha Vuçiq para gazetarëve në Rudna Glava.

Siç tha ai, do të jetë shumë e vështirë të flasësh dhe të bësh diçka me një qëndrim të tillë të palës tjetër.

“Por, është e rëndësishme që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është e rëndësishme”, vuri në dukje Vuçiq.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq javë më parë janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut mes dyja vendeve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Komisioni Evropian akuzon Rusinë për sulme kibernetike në prag të zgjedhjeve në Gjermani

D V

OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz jetojnë me tension të lartë të gjakut

Redaksia

Arrestime në Iran për keqtrajtimet e dyshuara në burg

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More