Kosovë

Vuçiq: Letra e amerikanëve ishte e tmerrshme, ja si reaguan kur e refuzova

Zhurnal Ads

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka refuzuar kategorikisht letrën me 16 pika, ku në një prej tyre flitej edhe për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, pas refuzimit që bëri, pala amerikane e hoqi atë nga tavolina e diskutimeve.

“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin Normalizimi ekonomik. Më pas, nikoqiri na shpërndau një dokument tjetër, ku ne nuk kishin qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke.

Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe.

Postime të ngjashme

Albin Kurti përkujton 7 shtatorin: Përpjekje për liri që u kurorëzua me luftën e UÇK-së

admin

Osmani i kundërpërgjigjet Meliza Haradinajt: Të gjitha palët janë njoftuar me shkarkimet

R ZH

Thaçi: Prishtina është vendi me rininë, energjinë dhe gjallërinë më unike në rajon

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...