Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër. “Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, tha Vuçiq për televizionin TV Prva, duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”. Por, në BE kanë thënë disa herë se “nuk e kanë parë një letër të tillë”. Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar. Ndërkohë Sllovenia, më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni.

Vuçiç tha se pas takimit të nivelit të lartë, ai do të vizitojë Brukselin. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së./rel

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Bekim Laçi

Afro 130 mijë vaksina anti-Covid janë dhënë në Kosovë

Bekim Laçi

Rrënohen dy anekse pa leje afër Gërmisë

Bekim Laçi

Lajçaku për dialogun S’ka arsye për pesimizëm

Bekim Laçi

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...