Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq: Për Serbinë vizita në Shkup është shumë e rëndësishme

Beograd, 28 korrik – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, sot mbërriti për vizitë dyditore në Shkup, ku do të takohet me kryeministrat e  Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin dhe të Shqipërisë, Edi Ramën, në kuadër të nismës rajonale për bashkëpunim të njohur si “Mini Shengen”.

Vuçiqi për mediat serbe deklaroi se vizita në Shkup është shumë e rëndësishme, duke theksuar në këtë rast marrëveshjet që do të nënshkruhen nesër midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai paralajmëroi se nesër do të publikohet emri i ri i nismës rajonale, e cila deri më tani ishte e njohur si “Mini Shengen”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç tha, thelbi është shumë i rëndësishëm sesa emri i nismës, ndërsa këto janë tre marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Vuçiqi tha se po zhvillohen bisedime për përpunimin e kartelave të personalizuara elektronike për qytetarët e tri vendeve, të cilët do të punojnë përmes aplikacionit mobil, që do të mundësojnë përfitime të ndryshme. Ai shtoi se kjo do të bëhet në marrëveshje me kompanitë, ashtu që kur njerëzit vijnë në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, të kenë ulje për bileta për transport, në hotele, restorante, prej pesë apo 10 për qind.

Ai tha edhe se politikisht do të kontribuojë për konsolidim të mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit më të afërt midis popujve dhe do të kontribuojë për stabilitet për të gjithë rajonin.

“Ideja është që së bashku  të bëjnë plane për agjendën e gjelbër, si dhe për të tërhequr së bashku sa më shumë të jetë e mundur investitorë”, theksoi Vuçiqi.

Vlerësoi se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për Serbinë, duke pasur parasysh se 4.144 kompani në Serbi punojnë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa 1.004 kompani punojnë me Shqipërinë.

Prej nesër fillojmë të punojmë së bashku në tregun e vetëm të punës, si dhe në pranim të ndërsjellë të kualifikimeve akademike – të ndërtuesve, mjekësve, stomatologëve dhe profesioneve të tjera, të cilat do të pranohen në të trija vendet.

Ai paralajmëroi se do të krijohet portal i përbashkët në tri gjuhë, ku do të prezantohen vlerat kulturore – historike, si dhe informacione për çdo vend. 

Related posts

Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve

Xh M

Avramovska Madiq për Klan Debat: Pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka integrim europian e as përparim në vend

Xh M

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy