Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vuçiq për vaksinat: Serbia nuk ka asnjë interes, përveç të tregojë miqësi të mirë

Shkup, 14 shkurt – Kemi marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar me “Fajzerin” kur porositëm sasi të madhe të vaksinave. Gjegjësisht kemi bërë marrëveshje bilaterale me “Fajzerin” në pajtim me të cilën nuk kemi pasur të drejtë në asnjë lloj mënyre t’i tjetërsojmë vaksinat. Mu ky ishte shkaku i vonesës së pranim-dorëzimit të vaksinave, porositi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanocë.

“Ne nuk patëm mundësi t’i sillnim të gjitha vaksinat, pasi të gjitha vendet, ndërsa edhe disa kompani në mbrojtjen e produkteve të tyre. Prandaj duhej që “Fajzerit” t’i jepnim garanci të posaçme se do t’ia garantojmë mënyrën e transportimit të vaksinave dhe se vaksinat do të jenë të njëjta sikurse kur i morëm ne”, tha Vuçiq në përgjigjen e pyetjes pas pranim-dorëzimit të 4800 prej 8000 vaksinave të parapara të “Fajzerit” kundër Kovid-19.

Ka edhe vende, theksoi të cilat udhëheqin nga çështje gjeopolitike në mënyrë që thonë se ne jemi ata të cilët vendosim. Nuk mundet Serbia, nëse është gjendur mirë, të vendosë se ku do t’i japë. Pikërisht ky ishte problemi në marrëveshje për çka edhe janë vonuar vaksinat.

“Mua sot aspak nuk më përgjigjej të vija këtu, por mbrëmë e pamë se i kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe menjëherë u dëgjuam me kryeministrin Zaev dhe thashë le të takohemi që njerëzit sa më parë t’i marrin vaksinat, pasi atyre nuk u intereson nëse më vihet ose nuk më vihet mua sot. Ashtu që me të vërtetë shpejtuam dhe dhamë gjithçka nga vetja dhe u nisëm drejt kufirit që të mbërrijmë në kohë menjëherë kur morëm leje”, potencoi Vuçiq. 

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...