Agjencia Zhurnal.mk

Vuçiq: Rastet e para dë dyshimta në veri të Mitrovicës, do t’i shërojmë në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se në veri të Mitrovicës ekzistojnë rastet e dyshimta për koronavirus të cilat janë në ekzaminim në Institutin Torlak në Beograd.

“Sapo kemi pranuar në Torlak rastet  para të dyshimta për koronavirus nga Mitrovica, pra ne edhe ata njerëz do t’i mjekojmë në Serbi”, ka thënë mbrëmë në një konferencë për medie Vuçiq.

Nëse Prishtina nuk i heqë taksat, do të kërkoj leje që Serbia të ndihmojë nëpërmes të telefonave të kuq në transportimin e mallrave të caktuara.

“Do të kërkojë që të na lejojnë ta furnizojmë veriun e Kosovës dhe Anamoravën me miell sepse njerëzit tanë kanë problem me miell”, ka thënë ai.

“Dua ta informoj popullin tonë në veri të Kosovës, se të dielën vijnë sasirat e miellit, qoftë nëse e marrim lejen, apo përsëri duhet t’i gjejmë rrugët ilegale, të cilat i kemi përdorur”, ka thënë Vuçiq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...