Nga dhoma e këshillimit, Gjykata e Lartë e refuzoi përsëri grupimin e Lulzim Bashës, i cili prej dy vitesh është vënë në kërkim të vulës dhe të logos së Partisë Demokratike.
Rekursi ishte depozituar pranë Gjykatës së Lartë me përfaqësues Enkelejd Alibeaj, i cili së fundmi e ka ndarë rrugëtimin me Bashën dhe po mendon për një logo të re para zgjedhjeve.
Rekursi i shqyrtuar përgjatë një ore me dyer të mbyllura shqyrtoi vetëm njërën nga katër kërkesat e grupimit Basha dhe që ishte një kërkesë për të pezulluar efektet e vendimeve të mëparshme gjyqësore për vulën dhe logon të cilat sipas Bashës duhet të qëndrojnë të ngrira derisa gjykata e lartë të gjykojë në themel.
Kjo çështje e shqyrtuar nga tre gjyqtarë ka lidhje me një vendim të Agron Zhukrit që para dy viteve njohu kuvendin dhe ja kaloi vulën dhe logon grupimit Berisha
Në qershor 2024 gjykata e apelit nuk e pa as si palë në PD Lulzim Bashën dhe përfaqësuesin e grupimit të tij Enkelejd Alibeajn, që me një autorizim të pavlefshëm të kryetarit të dorëhequr kundërshtoi gjyqësisht ndryshimet statutore të Rithemelimit. Gjykata e Apelit i tha Bashës se me aktin e dorëheqjes në parti mbaroi çdo kompetence, përfshi edhe komandimin e Alibeajt si kryetar të PD.