Shqipëri

Vulin i kundërpërgjigjet Ramës: Të mbajmë mend më shumë për çorapet sesa për idetë

Zhurnal Ads

Shqiptarët janë popull i nderuar, jo si ju. Ne ju mbajmë mend më shumë për çorapet tuaja sesa për idetë“. Me këto fjalë, Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është kundërpërgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama. Mediat serbe përcollën gjatë pasdites një tjetër reagim të Vulin.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, nuk do të lëvdonte vrasësit e ashtuquajturës UÇK. Nëse do të kishte fytyrë, ai nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë të shtypur nga qeveria e tij. Rama, të cilin e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera, mund të japë leksione vetëm në Twitter”, tha Vulin. Ministri serb, tha gjithashtu se shqiptarët janë populli nga ku doli Esat Pashë Toptani dhe se ai kurrë nuk do t’i identifikonte ata me Ramën.

Vendimi i mbledhjes të dy qeverive, të mbajtur të premten në Tiranë për krijimin e një dogane të posaçme për Kosovën në Portin e Durrësit solli reagimin e MinistritAleksandar Vulin, i cili më herët nëpërmjet një deklarate zyrtare akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë e Madhe”.

Kësaj deklarate, Rama iu përgjigj me anë të një postimi në Twitter, drejtuar Presidentit Vuçiç ku shkruante. “Është e vërtetë apo është një meme që tallet me tru shpëlarët dhe goje-ndyrët që e mbajtën të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë, që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”/tvklan.al

Postime të ngjashme

SPAK hap garën për superhetuesit, ja kriteret e forta për kandidatët

admin

Artan Fuga: Jam pro mësimit online, por duhet zbatuar një projekt i madh arsimor

S.B.

Opozita dorëzon draftin në Këshillin Politik: Lista 100% të hapura, të ruhen koalicionet

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...