Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vulin: Kurti do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund bisedimeve

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë gjithçka për tí ndaluar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë do ta fajësojë Serbinë.

Këto deklarata, Vulin i tha mbrëmë në një intervistë për TV Pink.

“Kur filluan negociatat në Bruksel në vitin 2012, ata bënë gjithçka për t’i vendosur serbët në tryezën e bisedimeve, sepse ata menduan se njohja ishte një punë e bërë. Tani, në vitin 2021, ata janë duke ikur nga tryeza e bisedimeve, sepse panë që negociatat nuk çojnë në njohje siç kishin shpresuar”, tha ai.

Ministri serb vlerëson se Kurti nuk ka qëllime të mira, por qëllimi i tij i vetëm është që të mos ketë serbë në Kosovë.

“Ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund bisedimeve. Ai gjithashtu do të flasë për gjenocidin e serbëve”, tha Vulin.  /

Postime të ngjashme

Kurti, deputetit Nura: Je deputet i mirë kur insiston për reciprocitet, por partinë e ke të gabuar

D V

Kurti i përgjigjet deputetit të PDK-së: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështoj

D V

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...