Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vulin përdor termin “shiptari”, Kamberi: S`mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që s`ka dinjitet

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin po vazhdon ta përdorë me krenari termin pezhorativ “shiptari” për shqiptarët.

Kamberi shkruan në Facebook se nuk ndjehet i ofenduar nga  dikush që sipas tij nuk ka dinjitet.

“Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.

“Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët”.

“Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, shkruan ai.

Postime të ngjashme

Mblidhet Komiteti për Vlerësimin e Situatës me Coronavirus

S.B.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dërgon mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Prokurorit Krasniqi

S.B.

​47 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

S.B.

Lajçaku takon Vuçiqin: Dialogu me Kosovën çelësi drejt BE-së, “status quo-ja” s’i shërben asnjërës palë

S.B.

Sot në 11:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

S.B.

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...