Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vullkani Merapi në Indonezi shpërthen 52 herë brenda 24 orësh

Autoritetet kanë ndarë informacionin se rreth 200 persona në rajonin Sleman janë evakuuar në zona të sigurta dhe kanë paralajmëruar popullatën vendase që të vendosin maska dhe syze mbrojtëse.

Të paktën 52 shpërthime kanë ndodhur brenda 24 orësh në vullkanin Merapi në ishullin Java të Indonezisë.

Në një deklaratë nga Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë për Fatkeqësitë Gjeologjike, thuhet se masiviteti i llavës, hirit dhe tymit nga shpërthimet e ndodhura kanë zbritur deri në 3.000 metra nga shpati në drejtimin jugperëndimor të vullkanit.

Në deklaratë bëhet e ditur se në 24 orë në vullkan kanë ndodhur 52 shpërthime.

Ndërsa retë e hirit që kanë qenë efektive pas shpërthimeve kanë ndikuar negativisht disa fshatra në rajon.

Autoritetet kanë ndarë informacionin se rreth 200 persona në rajonin Sleman janë evakuuar në zona të sigurta dhe kanë paralajmëruar popullatën vendase që të vendosin maska dhe syze mbrojtëse kundër shiut të hirit.

Në anën tjetër bëhet e ditur se janë bërë paralajmërime që të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra nga zona përreth vullkanit e cila është në nivelin e alarmit “portokalli” që nga 5 nëntori 2020 e deri më tani.

Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.

Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: “jeshile”, “e verdhë”, “portokalli” dhe niveli më i lartë, “i kuq”. 

Postime të ngjashme

Rikthehet komunikimi mes dy Koreve

D V

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...