Vullnet Murseli: Synojmë që Tetova të ketë stadium sipas gjitha standardeve ndërkombëtare

Tetovë, 2 tetor – Fitoret dhe rezultatet pozitive të KF Shkëndija por edhe klubeve tjera të qytetit tonë na gëzojnë e na bëjnë të ndihemi krenarë, prandaj në programin tim qeverisës kemi paraparë angazhim maksimal për të eliminuar pengesat pronësore dhe juridike për t’i mundësuar koncesionerit rinovimin dhe modernizimin e stadiumit të qytetit.

 

Synimi im dhe ekipit tim është që qytetarët e Tetovës të kenë stadium sipas gjitha standardeve ndërkombëtare ku do mund të ndjekin ndeshje kampionale, të reprezentacionit, super-kupën shtetërore, finalet shtetërore, ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa.

Poashtu, gjatë qeverisjes sonë do angazhohemi në ndërtimin e një zone të veçantë për tifozët (fan zone) ku ata do të mund të ndjekin ndeshjet e klubit të tyre të zemrës apo kampionatet evropiane e botërore.

Related posts

Sadi Bexheti me paraqitje emocionale: Tetova është qyteti im, sot është lënë në harresë (Video)

D V

Dimitrievski paralajmëron projektet e radhës për Kumanovën

D V

Zaev: Të mos lejojmë bllokadat e VMRO-DPMNE-së nga Kuvendi të pasqyrohen edhe në këshillat komunalë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More