Komuna e Vushtrrisë është bërë e para që ka propozuar një plan të Rimëkëmbjes Ekonomike të këtij qyteti.
Në të janë të përfshira tri masa si ajo për moratorium katër vjeçar për asfalt, 25 përqind ulje të tatimit në pronë për katër vjetët e ardhshme për qytetarët e bizneset dhe masa e tretë masterplani pesë vjeçar për projekte vitale infrastrukturore siç janë: ngrohtorja e qytetit, Liqeni i Sllakocit, gazifikimi i qytetit, impianti i ujërave të zeza, parkingjet publike dhe zona ekonomike ndërkombëtare në Bajskë.
Ky plan komunal erdhi meqë vetëm gjatë 2020-ës në Vushtrri falimentuan 331 biznese të vogla apo 35 përqind e bizneseve aktive.