Agjencia Zhurnal.mk

VV i përgjigjet Agim Bahtirit që paralajmëroi vëllavrasje

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri që në zgjedhjet e fundit parlamentare iu bashkua Vetëvendosjes ka kërcënuar sot me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet”, ka thënë Bahtiri.

Por, ndaj kësaj deklarate të zyrtarit të tyre është distancuar vet partia e tij.

Zyrtari për media, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë për Gazetën Insajderi, se nuk ka nevojë për konflikt në vend.

“Aktualisht jemi duke u marr në mënyrë të plotë me Pandeminë Covid19 dhe posa ky virus të largohet e të rikthehet normaliteti, në përputhje me Kushtetutën të shkohet në zgjedhje të reja sicc kemi deklaruar edhe ditë më parë. Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt, së bashku me qytetarët e vendit, me disiplinën tonë të përbashkët, do ta kalojmë edhe pandeminë edhe secilin problem tjetër”, ka thënë Manxhuka, për Insajderin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë./Insajderi.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...