Agjencia Zhurnal.mk

VV-ja humb tre deputetë, LDK-ja një, Nisma fiton gjashtë nëse vendimi i PZAP-it është përfundimtar

Prishtinë, 11 nëntor – zhurnal.mk – Njohësi i çështjeve zgjedhore, Albert Krasniqi, ka shkruar se në rast se vendimi që u mor sot në PZAP për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numrat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.

Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj.

Derisa i njëjti thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD.

Shkrimi i plotë:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

  1. Fatmir Limaj
  2. Behxhet Pacolli
  3. Endrit Shala
  4. Haxhi Shala
  5. Mirlinda Sopi Krasniqi
  6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...