Kosovë

VV sërish kritikon marrëveshjen në Uashington, kërkon përkrahje për mocionin ndaj Qeverisë Hoti

Zhurnal Ads

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar avazin e kritikave për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Zotimet në Uashingtonit kjo parti opozitare po i konsideron si të dëmshme dhe siç thonë se qeveria Hoti është e paligjshme dhe nuk mund të negociojë në emër të vendit.

Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka ftuar shefin e qeverisë, Avdullah Hoti në një sërë komisionesh parlamentare për të raportuar.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një konference për medie tha se Hoti nuk ka arritur t’iu qëndrojë prapa zotimeve të tij dhe se ai duhet të mbahet përgjegjës për këtë.

E njëjta i bëri ftesë partive tjera parlamentare që të t’i bashkohen mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Nagavci foli edhe për akuzat e emisarit, Richard Grenell që i bëri shefit partiak, Albin Kurti për të cilat tha se nuk qëndrojnë.

Postime të ngjashme

Vidhen mbi 3 mijë euro në Graçanicë

T E

Vidhet një veturë në Obiliq

admin

Hoti: Nëse dialogu ngecë, Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje përfundimtare

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...