Agjencia Zhurnal.mk

VV sqarohet për ftesën rreth takimit me ambasadorët e Quintit

Prishtinë, 28 janar – Zhurnal.mk – Sot është paraparë që të mbahet një takim në mes të LDK-se dhe VV-së bashkë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe Shefes së Misonit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Lishur me dakordimin për këtë takim ka dhënë sqarime shtesë Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje.

Ai tha se në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet VV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë” ka shkruar Vraniqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...