Agjencia Zhurnal.mk
Auto

VW-ja synon të ketë mikrobus autonom në rrugë deri në vitin 2025

Volkswagen Group planifikon të ofrojë një version shumë të automatizuar të mikrobusit të tij të ardhshëm që po ringjallet si një furgon elektrik ndërsa prodhuesi i veturave komercializon teknologjinë e vetë-drejtimit.

VW po përgatit një ID Buzz me autonomi të Nivelit 4 – që do të thotë që vetura mund të drejtojë vetveten në kushte të caktuara – që të jetë gati për transport komercial të njerëzve dhe mallrave për vitin 2025. Është duke testuar teknologjinë e Argo AI në gjashtë lokacione të SHBA=së dhe do të zgjerohet deri në Mynih këtë vit për të rafinuar më tej sistemin.

Fokusi përfundimtar i zhvillimit do të jetë në zonat urbane të populluara dendur që paraqesin “kompleksitet të lartë për teknologjinë, por gjithashtu ofrojnë bazën për përdorimin intensiv të ofertave të lëvizjes”, ka thënë Christian Senger, shefi i drejtimit autonom në njësinë e furgonëve të VW-së.

VW dhe mbështetësi tjetër Argo Ford janë duke u përpjekur të arrijnë deri te liderët, siç është kompania e Google, Waymo, për teknologjinë e vetë-drejtimit që është provuar jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe sfiduese për t’u sjellë në treg në mënyrë të sigurt.

Përpjekjet e VW-së për të zhvilluar vetura robotike datojnë më shumë se një dekadë më parë në provat e organizuara nga Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes, ose DARPA. Por struktura e gjerë e korporatave e gjigantit industrial që përbëhet nga një duzinë markash kontribuoi në zhvillimin e fragmentuar që lejoi rivalët të marrin lidershipin më shpejt.

Postime të ngjashme

Për 40 vjet, kjo veturë ka kaluar vetëm 39 kilometra – dhe jo të gjitha nga pronari i saj

Dafina Vidishiqi

Timoni i ri dhe i pazakontë i Teslas

Dafina Vidishiqi

Ai mori me qira një Ferrari të ri, dhe e ktheu të prishur

Dafina Vidishiqi

Ferrari njoftoi një veturë të re revolucionare sportive për në fund të qershorit

Dafina Vidishiqi

Porsche 911 GT3 aktual mori një version më të rehatshëm Touring

Dafina Vidishiqi

Opel Astra i ri po vjen në fund të vitit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...