Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Wake Up/ Njihuni me Taulant Berishën, djalin nga Gjakova që jeton me shqiponja e skifterë

Taulant Berisha nga Gjakova është i apasionuar pas kafshëve dhe prej pak kohësh, trajnon shqiponjat e skifterët.

Në një lidhje me skype për emisionin “Wake Up”, u shfaq me skifter në dorë dhe rrëfeu si i lindi dëshira për të trajnuar shpendët grabitqarë.

“Nuk është diçka që ndikoi por isha i apasionuar pas kafshëve dhe shpendëve që kur isha fëmijë. Por ishte një emocion tjetër kur shihja shqiponjat pasi përfaqësojnë trimërinë dhe krenarinë, ndërsa syri i tyre është i mprehtë.

Me kalimin e kohës fillova të njoh dhe njerëz të tjerë sepse është e vështirë të gjesh persona të apasionuar pas këtij sporti. Më pas filluam të shkëmbejmë këshilla dhe kemi arritur sukses në trajnimin e shqiponjave dhe disa lloje të skifterëve.

Ky që kam këtu është skifter fantazmë sepse sulmet e tij në natyrë janë të papritur dhe preja e tij e sheh vetëm 2-3 sekonda para se ta kapë. Do të thotë që fshihet shumë mirë në pyll dhe kur do të sulmojë fshihet dhe kur është i sigurt, del”, tha Berisha.

Sa i përket ushqimit, u shpreh se është e vështirë sepse duhet të sigurojë vetë gjithçka, por kënaqësia që merr është goxha e madhe. Edhe familjen e kishte të vështirë ta bindte, por me kalimin e kohës të gjithë e kuptuan pasionin dhe dëshirën e tij për të trajnuar shqiponjat dhe skifterët.

“Në fillim ishte i vështirë që ti bindja sepse familja mendonte se në momentin që do ta lë të fluturoj, do të ikë dhe i gjithë mundi që kam bërë për të do të shkojë dëm. Gjatë trajnimit, duhet të mbahen lidhur me litar derisa të socializohet me ty dhe kur e kupton që nuk ka më frikë prej teje, e lë tërësisht të lirë”, tha Berisha.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...