Wan-Bissaka nuk ka bindur, United kërkon pasuesin e tij

Manchester United nuk është bindur nga cilësitë e Aaron Wan-Bissaka, andaj po kërkon që të shtojë konkurrencën në atë pozitë.

Sipas asaj që raporton 90min, Djajtë e Kuq tashmë kanë dy shënjestra dhe në afatin kalimtar duan ta realizojnë njërën prej tyre.

Anëtari i Rangers, Nathan Patterson dhe ai i Norwichit, Max Aaron, janë dyshja që kanë zgjuar interesimin e Unitedit.

Derisa Wan-Bissaka është zgjedhja e parë, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të ketë edhe një që e rivalizon në atë pozitë.

Mbrojtësi anglez është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij te United, e kjo ka bërë që skuadra të kërkojë një pasues për të.

Related posts

Feronikeli merr fitoren e dytë, mposht Dukagjinin

D V

Zidane duhet të presë, Deschamps te Franca edhe në Kupën e Botës 2022

D V

Një Barcelonë për 10 vite – katalunasit e kanë siguruar të ardhmen me disa super talente që i kanë në dispozicion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More