Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Wang Yi kërkon respektimin e interesave thelbësore të Kinës

Këshilltari i shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi e nxiti të dielën ShBA-në të respektojë interesat thelbësore të Kinës.

Pas takimeve në Fujian të Kinës Juglindore me homologët e tij nga Singapori, Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Koreja e Jugut,Wang Yi, Këshilltar i shtetit dhe ministër i jashtëm i Kinës,i pyetur në një konferencë shtypi lidhur me marëdhëniet me SHBA theksoi se respektimin e interesave thelbësore të Kines.

Duke cituar që ministrat e Jashtëm e konsideruan zhvillimin dhe rritjen e Kinës si domosdoshmëri historike, Wang tha se ata mendojnë që zhvillimi i Kinës përshtatet me interesat afatgjatë të të gjitha vendeve të rajonit dhe nuk duhet të bllokohet.

Sipas tij, ministrat e jashtëm besojnë që, përballë sfidave të globalizimit dhe në periudhën pasepidemike, Kina dhe ShBA-ja duhet të zhvillojnë dialog dhe bashkëpunim në këtë rajon, në vend të konfrontimit, dhe të zbatojnë detyrat e duhura si fuqi të mëdha.

“Kina është e gatshme t’u përgjigjet pritshmërive të të gjitha palëve dhe të vazhdojë të bëjë përpjekje në këtë drejtim,” theksoi kryediplomati kinez.

Kina e mirëpret dialogun në bazë të barazisë e respektit të ndërsjellë, por nuk pranon që një vend të qëndrojë mbi të tjerët e të thotë fjalën e fundit për çështjet botërore.

Kina nuk do të shmangë konkurrencën nëse është e nevojshme, por konkurrenca duhet të jetë e ndershme e të respektojë rregullat e tregut, duke shmangur vendosjen e pengesave, abuzimin me fuqinë dhe heqjen e së drejtës së ligjshme të të tjerëve për zhvillim, tha Wang. Ai shtoi gjithashtu që nëse vazhdojnë konfrontimet, Kina do t’i përballojë ato me gjakftohtësi dhe guxim.

“Ne jemi në mënyrë të vendosur kundër ndërhyrjeve të rënda në punët e brendshme të Kinës dhe, në mënyrë edhe më të vendosur, kundërshtojmë sanksionet e njëanshme të vendosura në bazë të gënjeshtrave dhe informacioneve të rreme,” u shpreh Wang Yi.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...