Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Wang Yi: Kina dëshiron të ndajë mundësitë e tregut me vendet euroaziatike

Gjatë takimit të martën me të dërguar diplomatikë nga Europa e Azia, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e tregut me vendet euroaziatike.

Wang Yi u shpreh se, përballë ndryshimeve të mëdha të papara gjatë një shekulli dhe pandemisë, vendet e ndryshme duhet të mbështesin me vendosmëri njëri-tjetrin, duke ngulur këmbë në bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta.

“Kina dëshiron të ndajë mundësitë e tregut me vendet e tjera për të marrë përfitime të përbashkëta,” tha Wang Yi.

Kryediplomati bëri thirrje gjithashtu për ndërtimin së bashku të “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë, për të realizuar rritjen e përbashkët nëpërmjet bashkëpunimit. Ai vuri në dukje se Kina po krijon një model të ri zhvillimi dhe hapja e saj do të zgjerohet më tej.

Në emër të të dërguarve diplomatikë, ambasadori rus në Kinë Andrey Denisov u shpreh se vendet në rajonin e Euroazisë dëshirojnë të punojnë së bashku me Kinën për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në një nivel të ri.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...